FC Suhareka merr një pikë nga udhëtimi ndaj Ramiz Sadikut në Prishtinë
FC Suhareka ka ndarë pikët në udhëtim ndaj KF Ramiz Sadiku, në kuadër të xhiros së radhës në Raiffeisen Ligën e Parë, duke barazuar me rezultat 2-2.
Foto: Ilustrim
Përballja e zhvilluar në kryeqytet dhuroi një lojë të hapur dhe me mjaft dinamikë nga të dyja taborët. Skuadra e Suharekës tregoi karakter gjatë gjithë 90 minutave, duke kërkuar deri në fund fitoren, mirëpo në përfundim të dyja ekipet u desh të mjaftoheshin me nga një pikë.
Me këtë barazim, FC Suhareka vazhdon ecurinë e saj në kampionat, ndërsa vëmendja e shtabit teknik dhe futbollistëve tashmë zhvendoset te sfida e radhës ku do të kërkohet rikthimi te pikët e plota.

