FC Ballkani shpërthen pas humbjes në Malishevë: Kërkon drejtësi në referim

19.09.2026

FC Ballkani ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Malishevës, duke ngritur akuza për referimin dhe vendimet e gjyqtarëve në ndeshjen e sotme.

FC Ballkani shpërthen pas humbjes në Malishevë: Kërkon drejtësi në referim Foto: Ilustrim

Në reagimin e publikuar nga klubi, pretendohet se Ballkani është dëmtuar në 13 ndeshje gjatë sezonit të kaluar, duke humbur pikë dhe titullin, ndërsa klubi kërkon që të gjitha ndeshjet të analizohen nga ekspertë të pavarur.

Klubi është ndalur veçanërisht te një rast në minutën e 52-të të ndeshjes ndaj Malishevës, kur Valentin Serebe u rrëzua në zonë. Sipas Ballkanit, ndërhyrja mund të ishte e mjaftueshme për penallti, por gjyqtari Alban Shala e ndëshkoi lojtarin për simulim. Klubi ka kritikuar edhe mungesën e ndërhyrjes nga VAR-i, ku ishte Valon Bajgora.

Ballkani ka pretenduar gjithashtu se në fund të ndeshjes ka pasur faull ndaj lojtarit të tij në zonë, ndërsa nga aksioni pasues Malisheva shënoi golin.

Klubi ka theksuar se nuk ka asgjë kundër Malishevës dhe se beson që klubi nuk ka përgjegjësi për vendimet e referimit.

Në fund, FC Ballkani ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës që çështja e referimit të trajtohet seriozisht, duke theksuar se nuk kërkon favore, por drejtësi dhe trajtim të barabartë në fushën e lojës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More