Federata e Boksit të Kosovës: Edhe pse lejohet marrja e vizave, politika përsëri pengesë e sportit

  • 14.03.2023
Federata e Boksit të Kosovës: Edhe pse lejohet marrja e vizave, politika përsëri pengesë e sportit

Pas Komitetit Olimpik ka reaguar edhe Federata e Boksit të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit rreth Kampionatit Botëror.

Shtëpia e boksit njofton se më në fund Qeveria indiane lëshoi pe dhe ia dha dritën e gjelbër Donjeta Sadikut për të marrë pjesë në Botëror, duke ia mundësua që ta marrë vizën në Sofje të Bullgarisë, shkruan “Gazeta Express”.

Por, indianët vendosën kushte për garuesen kosovare për të marrë pjesë në garën prestigjioze të boksit, e cila do të mbahet në New Delhi nga 14 deri më 26 mars.


“Përkundër gatishmërisë së ekipit tonë që të udhëtojë drejt New Delhit, të martën, edhe pse me vonesë, pasi nuk do ta arrinim tërheqjen e shortit, vjen lajmi tjetër nga Ministria e Jashtme e Indisë dhe organizatori i Kampionatit. Në informatën e tyre, vihen dy kushtet e pjesëmarrjes së medalistes së bronztë të botës dhe Evropës në këtë Botëror, të cilat lidhen kryekëput me çështje politike, si në vijim: a) Flamuri i Kosovës dhe himni shtetëror nuk do të përdoren në ndonjërën nga ceremonitë gjatë kampionatit botëror; b) Pjesëmarrësit e Kosovës nuk do të lejohen të bartin flamurin e tyre ose edhe në veshjet e tyre në formë të printuar”, njofton fillimisht Federata e Boksit, e cila e falënderoi përzemërsisht zëvendës-ministren e sportit, Daulina Osmani për angazhimin dhe përpjekjen e saj për pajisjen me viza për ekipin kosovar.

“Andaj, bazuar në kushtet e vëna dhe diskriminimin e bërë nga shteti i Indisë, FBoxk, në koordinim me MKRS-në dhe KOK-un, u vendos që ekipi ynë të mos udhëtojë fare drejt New Delhit të Indisë. Për ne si Federatë, por edhe për boksieren, e cila ishte favorite për të fituar sërish medalje, është zhgënjim i madh, sidomos me Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA), e cila lejoi që për herë të tretë i njëjti vend të diskriminojë boksieren tonë, duke ia mohuar pjesëmarrjen me të drejta të barabarta si sportistët tjerë”, vazhdon shkrimi i Federatës së Boksit të Kosovës.

Kështu, Donjeta Sadikut iu shua edhe një ëndërr dhe i shkoi huq mundi, sakrifica dhe djersa e derdhur tash e sa muaj për t’u bërë gati për këtë Botëror, ku synonte të fitojë medalje.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë