Euro 2020 vazhdon sot me dy super ndeshje

29.06.2021

Pas ndeshjeve të djeshme të mahnitshme që dhuruan spektakël në futboll, e që arritën të lënë të kuptojnë se në futboll mund të ndodhë gjithçka, si tek ndeshja Kroaci – Spanjë, që kroatët u treguan shpirt luftëtar, ku në minutat shtesë e dërgoi ndeshjen në vazhdime. Njëashtu edhe ndeshja mes Francës dhe Zvicrës ishte thjesht […]

Euro 2020 vazhdon sot me dy super ndeshje Foto: Ilustrim

Pas ndeshjeve të djeshme të mahnitshme që dhuruan spektakël në futboll, e që arritën të lënë të kuptojnë se në futboll mund të ndodhë gjithçka, si tek ndeshja Kroaci – Spanjë, që kroatët u treguan shpirt luftëtar, ku në minutat shtesë e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Njëashtu edhe ndeshja mes Francës dhe Zvicrës ishte thjesht mahnitëse, duke e mposhtur 1-0, arritën francezët ta rrëmbejnë rezultatin në 2-1 brenda 2 minutave, por helvetikët u treguan luftarak, duke e barazuar rezultat në 3-3, ku edhe ndeshja shkoi në vazhdime dhe penalltia, ku zviceranët arritën të shënojnë fitore në penallti dhe të kualifikohet në çerekfinale.

Po ashtu edhe sot në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020” do të zhvillohen edhe dy ndeshje tejet interesante, të cilat premtojnë spektakël.

Këto ndeshje tashmë janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kampionati.

Sot me fillim prej orës 18:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zhvillohet ndeshja Angli – Gjermani.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës e cila fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Hampden Park” në Glasgow.

Euro 2020; Faza eliminatore

18:00 Angli – Gjermani (Stadiumi Wembley-Londër)

21:00 Suedia – Ukraina (Stadiumi Hampden Park-Glasgow)