Chiellini flet i emocionuar: Më ranë lotët, të gjithë e kemi merituar të fitojmë

12.07.2021

Italia e mundi Anglinë 3:2 në penallti pas një barazimi 1:1 gjatë 120 minutave, për ta fituar trofeun e dytë evropian të dielën në Londër. Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve në penallti, para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali […]

Chiellini flet i emocionuar: Më ranë lotët, të gjithë e kemi merituar të fitojmë Foto: Ilustrim

Italia e mundi Anglinë 3:2 në penallti pas një barazimi 1:1 gjatë 120 minutave, për ta fituar trofeun e dytë evropian të dielën në Londër.

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve në penallti, para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.

Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.

Një ashtu goli i Shaw doli të jetë edhe goli më i shpejtë në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.

Më pas Azzurët filluan të marrin ndeshjen në dorë, së paku sa i përket posedimit të topit, derisa kishin edhe disa shanse të mira.

Nga ky presion i lartë, italianët arritën që t’i barazonin shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 67-të, kur nga një rrëmujë në zonën e anglezëve, Leonardo Bonucci u gjet mjaftë mirë, duke shënuar për të barazuar rezultatin e ndeshjes 1-1.

Giorgio Chiellini kishte shpëtuar pa marrur një karton të kuq pas një ndërhyrje jo sportive.

Ndërsa në penalltia, italianët ishin më të saktë, kështu duke e përcaktuar edhe fituesin e “Euro 2020”.

Pas këtij triumfi ka folur kapiteni i Kombëtares së Italisë, Giorgio Chiellini.

Chiellini ka treguar se kanë qarë dhe se kishin ndjerë diçka qysh në muajin maj.

Po ashtu mbrojtësi italian ka zbuluar edhe një befasëi që i kishte bërë të gjithë lojtarëve Salvatore Sirigu.

‘’Më ranë disa lot. Të gjithë e meritonim që të fitonim trofeun, në këtë moshë kuptohet më shumë se çfarë do të thotë të fitosh një trofe si ky”.

Kapiteni i Azzurëve ka thënë se Sirigu i kishte përgatitur një video të gjithë lojtarëve dhe i kishte bërë të qajnë në autobus para ndeshjes.

“Që nga fundi i majit ne kemi ndjerë që ka diçka magjike në ajër, ditë pas dite ka qenë gjithnjë e më shumë e pranishme kjo ndjesi. Sirigu na bëri një surprizë para ndeshjes, kishte përgatitur një video të gjithë familjarëve tanë dhe na bëri të qajmë në autobus para ndeshjes”, tha Chiellini.

Mbrojtësi i Juventusit gjithashtu është pyetur edhe për Kampionatin Botëror të vitit 2022 nëse do të merrë pjesë ose jo.

Ai ka thënë se rrezikon që të luaj shumë në vazhdim, por duke shtuar se Bonucci dhe Donarumma sigurisht që kanë mundësi.

“Unë rrezikoj që të luaj shumë në vazhdim kështu që të shohim. Bonucci dhe Donarumma sigurisht që kanë mundësi. Leo dhe unë jemi shumë të ndryshëm, dhe ne përpiqemi të shfrytëzojmë cilësitë tona në mënyrën më të mirë të mundshme.

Jemi përpjekur të mbulojmë defektet e njëri-tjetrit dhe kështu ka ndodhur me të gjithë grupin”, deklaroi Giorgio Chiellini.