UEFA zgjedh formacionin më të mirë të Euro 2020, dominon Italia
Nuk mund të ishte ndryshe. Në formacionin më të mirë të Kampionatit Europian të përzgjedhur nga UEFA, dominojnë lojtarët italianë, ata që rrëmbyen trofeun e këtij edicioni. Janë plot 5 futbollistë të Italisë në 11-shen më të mirë të publikuar nga UEFA me një skemë 4-3-3 e duke nisur nga porta që padyshim është Gigi […]
Nuk mund të ishte ndryshe. Në formacionin më të mirë të Kampionatit Europian të përzgjedhur nga UEFA, dominojnë lojtarët italianë, ata që rrëmbyen trofeun e këtij edicioni.
Janë plot 5 futbollistë të Italisë në 11-shen më të mirë të publikuar nga UEFA me një skemë 4-3-3 e duke nisur nga porta që padyshim është Gigi Donnarumma.
Në mbrojtje janë përzgjedhur nga dy lojtarë nga ekipet finaliste, nga e majta Spinazzola I cili edhe pse mungoi në finale e më pas Maguire me Bonuccin në qendër dhe në të djathtë, Walker.
Mesfusha e formacionit më të mirë përbëhet nga 3 lojtarë, njëri nga Italia, domosdoshmërisht, Jorginho dhe më pas talenti Pedri, 18-vjeçari spanjoll që impresionoi dhe danezi Hjojbjerg (mund të konsiderohet surprizë).
Në sulm është një treshe e frikshme për emrat që përfaqësojnë, Chiesa dhe Sterling nga krahët dhe në qendër të sulmit, Romelu Lukaku.
👕🙌 Introducing the official Team of the Tournament for #EURO2020
— UEFA EURO 2020 (@EURO2020) July 13, 2021
Who would be your captain? 🤔 pic.twitter.com/goGLi6qQzj
Ndërkohë UEFA ka publikuar edhe jurinë që ka vendosur dhe përzgjodhi lojtarët më të mirë për çdo pozicion në këtë Kampionat Europian.
“Packie Bonner (Republic of Ireland), Esteban Cambiasso (Argentina/Italy), Fabio Capello (Italy), Cosmin Contra (Romania), Corinne Diacre (France), Jean-François Domergue (France), Dušan Fitzel (Czech Republic), Steffen Freund (Germany), Frans Hoek (Netherlands), Aitor Karanka (Spain), Robbie Keane (Republic of Ireland), Ginés Meléndez (Spain), David Moyes (Scotland), Mixu Paatelainen (Finland), Peter Rudbæk (Denmark), Willi Ruttensteiner (Austria)”.