Eliminimi nga Euro 2020, Cristiano Ronaldo: Jemi krenarë për rrugëtimin tonë

28.06.2021

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja Belgjikë – Portugali. Kombëtarja e Belgjikës falë golit të Thorgan Hazard arriti ta mposhtë Portugalinë me rezultat 1-0, kështu duke e eliminuar Kombëtaren e Portugalisë nga ky kompeticion. Ndërsa pas eliminimit ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen. Kampioni i Juventusit la të kalonin disa orë para se […]

Eliminimi nga Euro 2020, Cristiano Ronaldo: Jemi krenarë për rrugëtimin tonë Foto: Ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar ndeshja Belgjikë – Portugali.

Kombëtarja e Belgjikës falë golit të Thorgan Hazard arriti ta mposhtë Portugalinë me rezultat 1-0, kështu duke e eliminuar Kombëtaren e Portugalisë nga ky kompeticion.

Ndërsa pas eliminimit ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen.

Kampioni i Juventusit la të kalonin disa orë para se të publikonte një mesazh me nota të forta krenarie:

“Ne nuk morëm rezultatin që donim dhe u larguam nga turneu më herët sesa dëshironim. Por ne jemi krenarë për rrugën tonë, kemi dhënë gjithçka për të konfirmuar veten si kampionë të Evropës dhe kemi treguar se ende mund t’i dhurojmë shumë gëzime Portugalisë.

Tifozët tanë kanë qenë të palodhshëm, duke na kanë mbështetur nga fillimi në fund. Ne vrapuam dhe luftuam për të qenë në lartësinë e besimit që na dhanë.

Nuk ishte e mundur të arrinim atje ku donim të gjithë, por këtu janë falënderimet tona të sinqerta dhe të thella.

Urime Belgjikës dhe fat të mbarë për të gjitha ekipet e mbetura në garë. Sa për ne, do të kthehemi më të fortë. Forca Portugali!”.