Eliminoi Liverpoolin, Solskjaer i Man UTD-së: Mund të ndeshemi me më të mirët

25.01.2021

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është shprehur i ngazëllyer me fitoren ndaj Liverpoolit në FA Cup. Manchester United ka mposhtur Liverpoolin dhe ka avancuar tutje në kuadër të FA Cup, “The Red Devils” u rikthyen dy herë nga avantazhi për ti mposhtur kampionët e Anglisë në një ndeshje spektakolare që përfundoi me rezultatin […]

Eliminoi Liverpoolin, Solskjaer i Man UTD-së: Mund të ndeshemi me më të mirët Foto: MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 24: Bruno Fernandes of Manchester United celebrates scoring the winning goal from a free kick during The Emirates FA Cup 4th Round match between Manchester United and Liverpool at Old Trafford on January 24, 2021 in Manchester, England. Sporting stadiums around the UK remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është shprehur i ngazëllyer me fitoren ndaj Liverpoolit në FA Cup.

Manchester United ka mposhtur Liverpoolin dhe ka avancuar tutje në kuadër të FA Cup, “The Red Devils” u rikthyen dy herë nga avantazhi për ti mposhtur kampionët e Anglisë në një ndeshje spektakolare që përfundoi me rezultatin 3-2.

Solskjaer u shpreh i kënaqur për fitoren e Manchester United.

“Të fitosh si bëmë sot, me këtë zgjedhje lojtarësh dhe me mënyrën se si e bëmë dhe me mënyrën se si e shohim ekipin tonë, është një deklaratë e fortë për vetën tonë”, tha ai.

“Edhe për besimin tonë, dhe në këtë mënyrë me këtë lloj futbolli, mund të përballemi me çdokënd”, përfundoi Ole Gunnar Solskjaer.