Dragusha: Ballkani shkatërroi sezonin pasi largoi Ismet Munishin

01.06.2021

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll. Kampion i këtij sezoni në këtë ligë është shpallur FC Prishtina, pasi që u pozicionua në vendin e parë në renditjen tabelare me gjithsej 78 pikë duke lënë pas Dritën me 76 pikë dhe Ballkanin 74 pikë. Ndërsa trajneri dhe analisti i futbollit vendor, Muhamet […]

Dragusha: Ballkani shkatërroi sezonin pasi largoi Ismet Munishin Foto: Ismet Munishi

Ka përfunduar sezoni 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampion i këtij sezoni në këtë ligë është shpallur FC Prishtina, pasi që u pozicionua në vendin e parë në renditjen tabelare me gjithsej 78 pikë duke lënë pas Dritën me 76 pikë dhe Ballkanin 74 pikë.

Ndërsa trajneri dhe analisti i futbollit vendor, Muhamet Dragusha ka qenë i ftuar në emisionin “2me1” në RTV21, ku edhe ka analizuar rrjedhën e edicionit që e lamë pas.

Ai theksoi se FC Prishtina titullin e kampionit e ka fituar me plot meritë, ku ka veçuar momentin që sipas tij ishte vendimtar në sezonin e bardhekaltërve.

Sipas Dragushës, Ballkani ka bërë gabim pasi largoi Ismet Munishin nga pozita e trajnerit, e që në fund nuk rezultoi vendim i duhur.

“Këtë gabim e bëri Ballkani me Ismet Munishin, duke e larguar kur skuadra ishte në vend të dytë dhe në garë për Kupën e Kosovës.

Respekt për Bledi Shkëmbin i cili ka pasur një sezon të mirë te Liria, por largimi i Munishit i kushtoi Ballkanit me dështim të sezonit”, vazhdoi ai.

Ai ka shtuar se i përgëzon drejtuesit e klubit të Prishtinës që nuk pranuan dorëheqjen e Zekirija Ramadanit, duke thënë se 90% e klubeve do të vepronoin ndryshe pas atyre rezultateve, pasi që kishte kualitet e objektiva të mëdha.