Donjeta Sadiku shkëlqen në Poloni, fiton medaljen e artë në Kupën Feliks Stamm

16.05.2025

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka arritur një sukses të shkëlqyer në Kupën e Federatës Botërore, Feliks Stamm, që u zhvillua në Poloni.

Ajo fitoi medaljen e artë në këtë turne prestigjioz, i cili u mbyll të premten pasdite.

Donjeta Sadiku u shpall kampione në kategorinë deri 60 kilogramë. Në duelin final, boksierja jonë bëri një paraqitje mjaft të mirë duke mposhtur boksieren e Britanisë së Madhe, Elise Glynn. Meçi ishte i fortë, por Sadiku tregoi cilësitë e saj të larta, veçanërisht në rundin e dytë dhe të tretë, të cilat i fitoi bindshëm.

Me këtë fitore, Donjeta Sadiku i sjell Kosovës edhe një medalje të rëndësishme nga arenat evropiane të boksit.