Bashkim Bajoku një fitore larg medaljes evropiane, triumfon 5:0 ndaj boksierit nga Shqipëria

19.09.2026

Boksieri kosovar, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të Boksit, që po zhvillohet në Sofje.

Bajoku triumfoi bindshëm me rezultat 5:0 ndaj boksierit nga Shqipëria, Kristian Kaqurri, në duelin e çerekfinales.

Me këtë fitore, Bajoku është një fitore larg sigurimit të medaljes evropiane, ndërsa në gjysmëfinale do të kërkojë kalimin në finalen e Kampionatit Evropian.