Ballkani synon fazën “Play-Off” në Ligën e Konferencës, gati për ndeshjen e sotme ndaj Klaksvik

11.08.2022

Klubi suharekas synon kalimin në fazën “Play-Off”, duke marrë parasysh ndeshjet e kaluara, Ballkani ka gjasa që ta realizojë këtë synim. Djemtë nën udhëheqjen e trajnerit Ilir Daja kanë udhëtuar drejt Ishujve Faroe, ku edhe do ta luajnë ndeshjen kthyese dhe janë shprehut të gatshëm që të marrin rezultat pozitiv edhe në këtë sfidë, kjo […]

Ballkani synon fazën “Play-Off” në Ligën e Konferencës, gati për ndeshjen e sotme ndaj Klaksvik Foto: Ilustrim

Klubi suharekas synon kalimin në fazën “Play-Off”, duke marrë parasysh ndeshjet e kaluara, Ballkani ka gjasa që ta realizojë këtë synim.

Djemtë nën udhëheqjen e trajnerit Ilir Daja kanë udhëtuar drejt Ishujve Faroe, ku edhe do ta luajnë ndeshjen kthyese dhe janë shprehut të gatshëm që të marrin rezultat pozitiv edhe në këtë sfidë, kjo pas fitores në ndeshjen e parë me rezultat 3-2.

Ky takim mes Klaksvikut dhe Ballkani do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn.

Në rast fitoreje, klubi i Ballkanit do të dërgohej në fazën “Play-Off”, ku e pret klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupi.

Ndërkaq, fitorja në këtë fazë do i dërgonte suharekasit në grupe të garës së tretë ekipore evropiane, në Ligën e Konferencës.