Ballkani sot luan me Dritën, formacionet zyrtare

06.11.2022

Drita dhe Ballkani përballen në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.  Drita është nikoqir i kampionit në fuqi në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00. Edhe Vendasit për momentin ndodhen në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, por që kanë tre […]

Ballkani sot luan me Dritën, formacionet zyrtare Foto: Ilustrim

Drita dhe Ballkani përballen në kuadër të xhiros së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. 

Drita është nikoqir i kampionit në fuqi në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 13:00.

Edhe Vendasit për momentin ndodhen në pozitën e parë në tabelë me 30 pikë, por që kanë tre ndeshje më shumë se Ballkani që ka 26 pikë dhe do të luaj ndaj Llapit e Trepçës ’89 në udhëtim si dhe do të pres Prishtinën në ndeshjet më pak.

Ky duel është i dyti për edicionin e sotëm, pasi që të parin e fitoi Drita me rezultat 2-0.

Formacionet zyrtare: Frashëri, Thaqi, Sinani, Bekteshi, Jashanica, Kapra, Kuc, Zyba, Cardoso, Berisha , Tusha.