Ballkani i rikthehet fushës: Besimi në klub është i madh se nuk ka vend për zhgënjime, së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!

06.07.2021

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka përfunduar pushimet, ku tashmë klubi u është rikthyer fushës. Kështu ka bërë të ditur vetë klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Ekipi i është rikthyer ditën e djeshme fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2021/22. Me ndryshime të pakta në merkaton e […]

Ballkani i rikthehet fushës: Besimi në klub është i madh se nuk ka vend për zhgënjime, së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha! Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka përfunduar pushimet, ku tashmë klubi u është rikthyer fushës.

Kështu ka bërë të ditur vetë klubi suharekas përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Ekipi i është rikthyer ditën e djeshme fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2021/22.

Me ndryshime të pakta në merkaton e verës, skuadra ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Bekim Isufi i cili do të jetë timonieri i skuadrës.

Para stërvitjes, ekipi së bashku me kryesinë e klubit kanë organizuar edhe një mbledhje, ku para skuadrës janë prezantuar pikërisht trajneri, drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe Drejtori i përgjithshëm i klubit, Shyqyri Hoxha – Lindi.

Në njoftim të Ballkanit thuhet se besimi në klub është i madh dhe se nuk ka më vend për zhgënjime.

“Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, ka shkruar Ballkani në Facebook.

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

Të dashur tifoz

Përfundojnë pushimet, ekipi i rikthehet fushës

Ekipi i është rikthyer ditën e djeshme fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2021/22. Me ndryshime të pakta në merkaton e verës, skuadra ka kryer stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Bekim Isufi i cili do të jetë timonieri i skuadrës.

Para stërvitjes, ekipi së bashku me kryesinë e klubit kanë organizuar edhe një mbledhje, ku para skuadrës janë prezantuar pikërisht trajneri, drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe Drejtori i përgjithshëm i klubit, Shyqyri Hoxha – Lindi.

Besimi në skuadër dhe klub është i madh se nuk ka më vend për zhgënjime. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!

Na priftë e mbara Suharekë