Atletico Madridi bën edhe një hap të rëndësishëm drejt titullit
Atletico Madridi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Cadizit, ndërkohë që ka bërë edhe një hap drejt titullit në La Liga. Atletico të dielën triumfoi 4:2, në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll. Luis Suarez realizoi për 1:0 në të mirë të Atletico Madridit, në minutën e 28-të. Alvaro Negredo barazoi […]
Atletico Madridi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Cadizit, ndërkohë që ka bërë edhe një hap drejt titullit në La Liga.
Atletico të dielën triumfoi 4:2, në ndeshjen e xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll.
Luis Suarez realizoi për 1:0 në të mirë të Atletico Madridit, në minutën e 28-të. Alvaro Negredo barazoi shifrat në minutën e 35-të, ndërsa Saul Niguez kaloi Madridin në epërsi tjetër në fund të pjesës së parë (44’).
Ylli Suarez realizoi penallti në minutën e 50-të për 3:1, kurse Negredo realizoi gol tjetër në minutën e 71-të për 3:2.
Fare në fund (88’), Koke shënoi pas asistimit të Angel Correas për rezultatin përfundimtar, 4:2 në të mirë të Atletico Madridit.
Atletico udhëheq në tabelë me 50 pikë nga 19 ndeshje. Reali është i dyti me 40 pikë nga 20 ndeshje.