Tërhiqet shorti, përballje të zjarrta në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

15.03.2024

Sot në Nyon të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit në fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Tërhiqet shorti, përballje të zjarrta në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve Foto: Trofeu i UEFA Champions League, UEFA

Katër përballje tejet interesante pritet të zhvillohen në çerekfinale të këtij edicioni në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Këto janë përballjet:

Arsenal – Bayern Munich

Atletico Madrid – Borussia Dortmund

Real Madrid – Manchester City

PSG – Barcelona

Ndeshjet e para çerekfinale luhen më 9 dhe 10 prill, kurse ato të kthimit një javë më pas.