Liga e Kampionëve rikthehet me ndeshjet e para çerekfinale
Me fillim prej orës 21:00, do të zhvillohen dy takime, ndeshje këto që janë mjaft interesante. Vëmendja është tek ndeshja në mes të Manchester Cityt dhe Atletico Madrid, takim ky që do të luhet në stadiumin “Etihad Stadium”. Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës shihet si favorit i kësaj ndeshje, mirëpo trajneri i Atletico […]
Me fillim prej orës 21:00, do të zhvillohen dy takime, ndeshje këto që janë mjaft interesante.
Vëmendja është tek ndeshja në mes të Manchester Cityt dhe Atletico Madrid, takim ky që do të luhet në stadiumin “Etihad Stadium”.
Manchester City nën drejtimin e Pep Guardiolës shihet si favorit i kësaj ndeshje, mirëpo trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone jo rrall herë di të shkaktojë edhe befasira me taktikat e tij.
Një ndeshje tjetër tejet interesant është edhe ajo në mes të Benficas dhe Liverpool, takim ky që zhvillohet në stadiumin “Estadio da Luz”.
Klubi anglez nën drejtimin e Jurgen Klopp do të tentojnë të kalojnë pa shumë probleme në fazën gjysmëfinale, por megjithatë në futboll nuk mund të parashikohet 100% sakt dhe se Benfica mund të shkaktojë ndonjë befasi.