Wijnaldum afër kalimit te Atletico Madridi

07.03.2022

Mesfushori Wijnaldum nga Liverpooli ishte larguar si lojtar i lirë, kështu duke kaluar tek PSG-ja, por ai ka dështuar që ta tregojë vetën në klubin francez. Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Atletico Madridi ka shprehur interesim të madh për transferimin e mesfushorit holandez. Wijnaldum është i gatshëm për të ndërruar skuadër në afatin kalimtar gjatë […]

Wijnaldum afër kalimit te Atletico Madridi Foto: Ilustrim

Mesfushori Wijnaldum nga Liverpooli ishte larguar si lojtar i lirë, kështu duke kaluar tek PSG-ja, por ai ka dështuar që ta tregojë vetën në klubin francez.

Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Atletico Madridi ka shprehur interesim të madh për transferimin e mesfushorit holandez.

Wijnaldum është i gatshëm për të ndërruar skuadër në afatin kalimtar gjatë verës dhe se klubi spanjoll mund t’i përshtaten kërkesave të mesfushorit.

Georginio Wijnaldum është duke kërkuar që të luajë më shumë, ku edhe trajneri i Los Cholchoneros, Diego Simeone dëshiron t’i zgjidh problemet në mesfushë.

Prandaj, mesfushori holandez ka mundësi që të kalojë në klubin spanjoll, Atletico Madrid për një shumë rreth 20 milionë euro.