Atletico Madrid prezanton Moussa Dembelen

13.01.2021

Moussa Dembele është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Kryesuesit e La Liga kanë zyrtarizuar pak më parë afrimin e sulmuesit nga Lyon. “Los Colchoneros” arritën akordin me klubin francez për huazimin e 24-vjeçarit francez me origjinë nga Mali deri në fund të sezonit. Dembele e mbylli me 45 gola dhe 13 asiste aventurën […]

Atletico Madrid prezanton Moussa Dembelen Foto: Ilustrim

Moussa Dembele është lojtari më i ri i Atletico Madrid. Kryesuesit e La Liga kanë zyrtarizuar pak më parë afrimin e sulmuesit nga Lyon.

“Los Colchoneros” arritën akordin me klubin francez për huazimin e 24-vjeçarit francez me origjinë nga Mali deri në fund të sezonit.

Dembele e mbylli me 45 gola dhe 13 asiste aventurën te Lyon. Atletico Madrid ndërpreu bashkëpunimin me Diego Costa ditë më parë.

Klubi iberik nuk humbi kohë dhe gjeti marrëveshjen me Lyon, duke i dhuruar trajneri Simone një përforcim me vlera në ofensivë.