Arrihet marrëveshja, Daniel James kalon nga Manchester United te Leeds

30.08.2021

Pas një marrëveshje, Daniel James, sulmuesi i klubit anglez, Manchester United shumë shpejt do t’i bashkohet Leeds United. Kështu bëhet e ditur nga gazetari ialian, Fabrizio Romano, i cili ka theksuar see gjithë marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe se së shpejti do të mbyllet. Ardhja e Cristiano Ronaldos në Manchester United, ka bërë shkak […]

Arrihet marrëveshja, Daniel James kalon nga Manchester United te Leeds Foto: Ilustrim

Pas një marrëveshje, Daniel James, sulmuesi i klubit anglez, Manchester United shumë shpejt do t’i bashkohet Leeds United.

Kështu bëhet e ditur nga gazetari ialian, Fabrizio Romano, i cili ka theksuar see gjithë marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe se së shpejti do të mbyllet.

Ardhja e Cristiano Ronaldos në Manchester United, ka bërë shkak që James të largohet drejt një ekipi tjetër pasi që nuk do të ketë minuta në ekipin e parë.

Leeds United është shprehur e gatshme të paguajnë 30 milionë euro për shërbimet e Daniel James.