Albion Rrahmani shënon gol të bukur në play-off, Sparta Praga humb derbin
Sulmuesi kosovar i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e play-offit të Superligës së Çekisë kundër rivalëve të qytetit, Slavia Praga.
Sulmuesi kosovar i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e play-offit të Superligës së Çekisë kundër rivalëve të qytetit, Slavia Praga.
Ndeshja, e cila ende është duke u zhvilluar, po prihet nga Slavia Praga me rezultatin 2-1. Megjithatë, ish-sulmuesi i Ballkanit dhe tani i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, arriti të shënojë një gol spektakolar në minutën e 56-të të takimit.
Ky gol vjen në një moment kur Rrahmani është kritikuar nga mediat në Çeki për formën e tij jo të qëndrueshme, madje duke u spekuluar edhe për një shitje të mundshme gjatë afatit kalimtar të verës nga Sparta Praga.
Goli i sotëm mund të jetë një injeksion i nevojshëm besimi për Rrahmanin, duke i dhënë shtysë për të përmirësuar formën e tij në elitën e futbollit çek. Mbetet të shihet nëse ky gol do të ndikojë pozitivisht në vazhdimin e sezonit të tij me Spartën e Pragës.