Ademi i dëshiron mirëseardhje Toni Domgjonit dhe rrugëtim të suksesshëm

05.10.2021

“Presidenti Ademi edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e Dardanëve futbollistit të klubit holandez, Vitesse, duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si […]

Ademi i dëshiron mirëseardhje Toni Domgjonit dhe rrugëtim të suksesshëm Foto: Ilustrim

“Presidenti Ademi edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e Dardanëve futbollistit të klubit holandez, Vitesse, duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si futbollistë në Evropë.

Nga ana e tij, futbollisti Toni Domgjoni e falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane”.