Slloveni, hyrjet ilegale në vitin 2023 u rritën për 84%

20.01.2024

Vitin e kaluar në të gjithë kufijtë e brendshëm janë regjistruar gjithsej 60.587 hyrje të paautorizuara. Shumica, rreth 96 për qind, janë nga Republika e Kroacisë. “Viti 2023 ishte jashtëzakonisht sfidues për policinë sllovene, por vlerësojmë se pavarësisht kësaj kemi arritur të sigurojmë një nivel të lartë sigurie për banorët e Republikës së Sllovenisë”, përmblodhi […]

Slloveni, hyrjet ilegale në vitin 2023 u rritën për 84% Foto: Ilustrim

Vitin e kaluar në të gjithë kufijtë e brendshëm janë regjistruar gjithsej 60.587 hyrje të paautorizuara. Shumica, rreth 96 për qind, janë nga Republika e Kroacisë.

“Viti 2023 ishte jashtëzakonisht sfidues për policinë sllovene, por vlerësojmë se pavarësisht kësaj kemi arritur të sigurojmë një nivel të lartë sigurie për banorët e Republikës së Sllovenisë”, përmblodhi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Ai e vuri në dukje migrimin si sfidë kryesore krahas punës së rregullt të policisë, pasi në janar të vitit të kaluar, kur Kroacia hyri në zonën Shengen, filloi një mënyrë e re dhe e përshtatur e punës së policisë. Ai theksoi se janë duke marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin dhe zbulimin e migracionit, përfshirë zbulimin e grupeve të organizuara të kontrabandës që merren me kontrabandën e migrantëve dhe krimin ndërkufitar. Këtë e vërtetojnë edhe të dhënat për emigrantët dhe kontrabandistët e zbuluar në kufirin me Kroacinë.

Vitin e kaluar në të gjithë kufijtë e brendshëm janë regjistruar gjithsej 60.587 hyrje të paautorizuara. Shumica, rreth 96 për qind, janë nga Republika e Kroacisë.

Krahasuar me një vit më parë, shifra është 84 për qind më e lartë. Në këtë kuadër, policia ka arrestuar 557 kontrabandistë, nga të cilët 548 të huaj dhe nëntë shtetas sllovenë.

Të dhënat statistikore në të gjitha fushat kryesore të punës së policisë, si në fushën e parandalimit të krimit, sigurimit të rendit publik, sigurimit të trafikut rrugor dhe sigurisht në fushën e migracionit, tregojnë gjithashtu se policia ka bërë një punë të mirë. vitin e kaluar, sipas Jushiqit.