Sllovenia diskuton heqjen e votës për shtetasit e vendeve të treta në nivel lokal
Rrjeti Ligjor për Mbrojtjen e Demokracisë në Slloveni ka reaguar kundër propozimit për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet Lokale, i cili parasheh heqjen e të drejtës së votës për shtetasit e vendeve të treta në zgjedhjet lokale.
Sipas këtij rrjeti, masa e propozuar cenon të drejta të mbrojtura me Kushtetutë, pasi shtetasit e huaj me qëndrim të përhershëm në Slloveni gëzojnë të drejtën aktive të votës në zgjedhjet lokale që nga viti 2002.
Ata vlerësojnë se propozimi nuk përmban arsyetim të mjaftueshëm për kufizimin e kësaj të drejte dhe se çdo ndërhyrje në të drejtat zgjedhore duhet të kalojë testin e legjitimitetit dhe proporcionalitetit.
Sipas tyre, ndryshimi i propozuar vështirë se do t’i rezistonte shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.Rrjeti Ligjor thekson gjithashtu se heqja e kësaj të drejte pak para mbajtjes së zgjedhjeve lokale cenon parimin e besimit në rendin juridik dhe përkeqëson pozitën e personave që prej gati 25 vitesh e kanë ushtruar këtë të drejtë.
Propozimi për ndryshimin e ligjit është dorëzuar nga deputetë të partive SDS, NSi, SLS, Fokus dhe Resnica dhe aktualisht po shqyrtohet në procedurë të përshpejtuar parlamentare.
