Sllovenia pritet t’ua heqë të huajve kurset falas të gjuhës, rriten shqetësimet për integrimin

06.08.2026

Qeveria e Sllovenisë po përgatit ndryshime në Ligjin për të Huajt, përmes të cilave parashihet që kurset e gjuhës sllovene për shtetasit e vendeve të treta të mos jenë më plotësisht falas.

Sllovenia pritet t’ua heqë të huajve kurset falas të gjuhës, rriten shqetësimet për integrimin Foto: Ilustrim

Sipas ndryshimeve të paralajmëruara, shteti do të bashkëfinancojë vetëm 70 për qind të kostos së programit, ndërsa mundësia për një provim falas të gjuhës sllovene pritet të hiqet.

Ministria e Punëve të Brendshme e Sllovenisë ka deklaruar se është ende herët të flitet për përmbajtjen përfundimtare të ndryshimeve, pasi ato janë ende në përgatitje.

Organizatat që merren me integrimin e të huajve e kanë kritikuar këtë masë. Nga organizata “Slovenska filantropija” kanë paralajmëruar se vendimi mund ta vështirësojë përfshirjen e emigrantëve në shoqërinë sllovene.

“Është e rëndësishme që të huajt ta mësojnë gjuhën, sidomos pasi shumë prej tyre punojnë në sektorë si shëndetësia, kujdesi afatgjatë, hoteleria dhe turizmi. Nëse duhet të paguajnë vetë për kurset dhe provimet, kjo mund ta bëjë procesin e integrimit më të vështirë”, është shprehur drejtori ekzekutiv i organizatës, Franci Zlatar.

Ai ka theksuar se shumë punëtorë të huaj kryejnë punë me paga të ulëta dhe se njohja e gjuhës është një nga elementet kryesore për integrimin e tyre dhe komunikimin në vendin e punës.

Edhe përfaqësues të organizatave të tjera kanë ngritur shqetësime, duke e cilësuar si kundërthënie faktin që shteti kërkon nga të huajt njohjen e gjuhës për marrjen e lejeve më afatgjata të qëndrimit, por në të njëjtën kohë po ua vështirëson mundësinë për ta mësuar atë.

Në Slloveni jetojnë dhe punojnë një numër i madh punëtorësh të huaj, veçanërisht nga vendet e Ballkanit, të cilët janë të angazhuar në sektorë ku ka mungesë të fuqisë punëtore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More