Slloveni, gjendet e vdekur një grua 33 vjeçare në parkingun e aeroportit në Brnik

10.11.2024

Një grua 33-vjeçare është vrarë në parkingun e aeroportit slloven njoftoi policia sllovene, dhe autori i dyshuar 39-vjeçar u arrestua në Austri, shtuan ata.

Slloveni, gjendet e vdekur një grua 33 vjeçare në parkingun e aeroportit në Brnik

Trupi i një gruaje, e cila sipas informacioneve jozyrtare ishte goditur disa herë me thikë, u gjet në parkingun pranë ndërtesës së terminalit të pasagjerëve në aeroportin e Brnikut.

Sipas mediave sllovene, si autori ashtu edhe viktima thuhet se janë shtetas të huaj. Sipas informacioneve jozyrtare, gruaja mësohet se është shtetase iraniane.

Autoritetet austriake të sigurisë , sot në bashkëpunim me policinë sllovene, kanë arrestuar në zonën e Austrisë 39-vjeçarin i dyshuar dhe janë duke kryer veprimet e para hetimore.

“Motivi i aktit, i cili rezultoi me vdekjen 33 vjeçares, dhe rrethana të tjera ende nuk janë sqaruar dhe janë objekt i hetimeve të mëtejshm, dhe për shkak të zhvillimit intensiv, nuk mund t’ju japim asnjë informacion tjetër”, njofton administrata e policisë së Kranjit. 

Sipas informacioneve , i dyshuari, shtetas i huaj, dyshohet se ka goditur më shumë se dhjetë herë me thikë partneren e tij dhe më pas ka ikur me veturë.

Etiketat

Ofertat e fundit