Ambasada e Kosovës në Slloveni hap dyert për bashkatdhetarët, i fton në takim për sfidat dhe planet e 2025-ës

para 22 dite

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni ka ftuar të gjithë bashkatdhetarët të marrin pjesë në ditën e “Dyer të hapura”, e cila do të organizohet të premten, më 11 prill, nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

Ambasada e Kosovës në Slloveni hap dyert për bashkatdhetarët, i fton në takim për sfidat dhe planet e 2025-ës

Sipas njoftimit të ambasadës, ky takim ka për qëllim të krijojë një platformë për të biseduar së bashku për sfidat me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët në Slloveni, si dhe për të shqyrtuar mundësitë e ofrimit të ndihmës për të gjetur zgjidhjet më të mira.

“Këtë kohë do ta shfrytëzojmë për të biseduar së bashku për sfidat me të cilat ballafaqoheni dhe mundësitë eventuale për ofrimin e ndihmës tonë në mënyrë që të gjenden zgjidhjet më të mira, por edhe t’ju njoftojmë për së afërmi lidhur me angazhimet tona si dhe planet në veçanti gjatë vitit 2025,” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Përveç diskutimit të sfidave, ambasada do të shfrytëzojë këtë mundësi për të informuar bashkatdhetarët për angazhimet e saj dhe planet e veçanta për vitin 2025.

Ftesa është e hapur për të gjithë bashkatdhetarët e interesuar, dhe ambasada shpreh mirëseardhjen për pjesëmarrjen e tyre.

Ky takim shërben si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes ambasadës dhe bashkatdhetarëve, si dhe për të punuar së bashku për të përmirësuar jetën e komunitetit kosovar në Slloveni.

Etiketat

Ofertat e fundit