Tiranë të enjtën Kryeministrin Britanik, priten njoftime për masa të reja kundër emigracionit

13.05.2025

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar pritet të mbërrijë në Shqipëri këtë të enjte, në prag të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC), i cili do të zhvillohet në Tiranë.

Vizita e liderit britanik vjen në një moment të rëndësishëm për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus të veçantë bashkëpunimin në çështjet e ndalimit të emigracionit të paligjshëm dhe luftës kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria britanike, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kryeministri pritet të shpallë masa të reja në lidhje me emigracionin e paligjshëm.

“Kryeministri do të udhëtojë për në Tiranë, Shqipëri të enjten, përpara Samitit të Komunitetit Politik Evropian të premten. Të enjten, mund ta prisni atë të njoftojë masa të mëtejshme për të ndërprerë emigrimin dhe për të goditur krimin e organizuar të imigracionit,” thuhet në njoftim.

Më tej, Qeveria britanike njofton se të premten, kryeministri do të marrë pjesë në programin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

“Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Evropës. Më pas do të zhvillohen tre tryeza të rrumbullakëta të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme: siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Evropës; konkurrueshmëria dhe siguria ekonomike; dhe sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimin e të rinjve,” përfundon njoftimi, sipas raportimit të Top Channel.