PS dominon rezultatet e hershme në zgjedhjet parlamentare shqiptare
12.05.2025
Pas numërimit të 1 mijë e 624 qendrave të votimit deri në orën 09:00 të mëngjesit, Partia Socialiste (PS) e kryeministrit Edi Rama prin bindshëm në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri me 52.84% të votave.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike (PD) e Sali Berishës renditet e dyta me 34.25% të votave.
Partitë e tjera politike që kanë arritur të kalojnë pragun elektoral janë:
- Partia Socialdemokrate (PSD) me 3.74%
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 3.45%
- Partia Mundësia me 2.62%
Rezultatet e plota sipas partive pjesëmarrëse në zgjedhje janë si më poshtë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 214,969 vota – 52.8%
- Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 139,532 vota – 34.3%
- Partia Socialdemokrate (PSD) – 15,047 vota – 3.7%
- Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 14,076 vota – 3.5%
- Partia Mundësia – 10,671 vota – 2.6%
- Lëvizja Bashkë – 5,081 vota – 1.2%
- Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 4,518 vota – 1.1%
- Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,427 vota – 0.4%
- Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 767 vota – 0.2%
- Lëvizja Atdheu (LA) – 511 vota – 0.1%
- Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 294 vota – 0.1%
Këto janë rezultate paraprake dhe pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë rezultatet zyrtare pas numërimit të plotë të votave.