Si duhet ta bartin fëmijët maskën për t’u mbrojtur nga Coronavirusi

26.11.2020

Maska gjatë këtij viti ka qenë njëra nga gjërat që na ka shoqëruar pothuajse gjithmonë, bartja e saj në Kosovë është obligative si në shumicën e vendeve në botë. Për tu mbrojtur nga virusi Korona duhet që të bartim maskën e duhur në mënyrën e duhur, si të rriturit ashtu edhe fëmijët. Por cila është […]

Si duhet ta bartin fëmijët maskën për t’u mbrojtur nga Coronavirusi Foto: Ilustrim

Maska gjatë këtij viti ka qenë njëra nga gjërat që na ka shoqëruar pothuajse gjithmonë, bartja e saj në Kosovë është obligative si në shumicën e vendeve në botë.

Për tu mbrojtur nga virusi Korona duhet që të bartim maskën e duhur në mënyrën e duhur, si të rriturit ashtu edhe fëmijët.

Por cila është mënyra e duhur?

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla të cilat duhet t’i kemi parasyshë kur iu vendosim fëmijëve maskë nga pëlhura.

MSh-ja këshillon se kur iu vendosni maskë nga pëlhura fëmijëve duhet të identifikoni pjesën e brendshme e cila do të prekë në fytyrën dhe pjesën e sipërme e cila do të mbulojë hundën.

Gjithashtu gjatë vendosjes duhet të rregulloni maskën dhe të mos lini hapësira, e rëndësishme poashtu është që të mbuloni edhe mjekrën.

Gjatë bartjës së maskës nuk duhet ta prekni atë edhe në momentin që dëshironi ta hiqni duhet t’i pastroni duart.

Cila është mënyra e duhur për të larguar maskën?

MSh-ja këshillon se në momentin që dëshironi ta largoni maskën nga fytyra duhet ta kapni atë nga lidhëset dhe ta vendosni në një qese apo kuti, duke mos harruar pastrimin e duarve pas largimit të maskës.

Si ta pastrojmë maskën?

Ministria e Shëndetësisë thotë se nëse dëshironi ta pastroni maskën tuaj, preferohet me ujë të nxehtë së paku një herë në ditë.

Mbi të gjitha mos e përdorni maskën e dikujt tjetër.