Pse është mirë të pini kafe para stërvitjeve të mëngjesit

02.06.2021

Kur alarmi juaj bie në 5:30 të mëngjesit për t’ju thënë se është koha për të shkuar në palestër, ju jeni gati të shkoni – keni lënë rrobat tuaja të stërvitjes natën e kaluar dhe atletet tuaja janë tashmë te dera. Por, gjërat e para së pari: pa një filxhan kafe dita nuk mund të […]

Pse është mirë të pini kafe para stërvitjeve të mëngjesit Foto: Ilustrim

Kur alarmi juaj bie në 5:30 të mëngjesit për t’ju thënë se është koha për të shkuar në palestër, ju jeni gati të shkoni – keni lënë rrobat tuaja të stërvitjes natën e kaluar dhe atletet tuaja janë tashmë te dera.

Por, gjërat e para së pari: pa një filxhan kafe dita nuk mund të nis mbarë.

Si ndikon kafeina në stërvitjen tuaj?

Ndikimi i kafesë në stërvitjen tuaj nuk fillon me muskujt tuaj – fillon me trurin. “Kafeina është ilaç dhe vepron si një stimulues i sistemit nervor qendror kështu që kur godet trurin, njerëzit që e përdorin atë zakonisht do të ndjehen më vigjilent dhe të zgjuar”, thotë Dr. Michael Lee.

Një nga mënyrat që kafeina ju jep atë goditje zgjimi është duke bllokuar efektin e adenozinës neurotransmetuese në trupin tuaj. Adenozina grumbullohet gjatë ditës në mënyrë që të ndiheni të përgjumur deri në fund të saj – prandaj dëshira juaj e përditshme është pirja e një kafeje pasdite.

Studimet thonë se një kafe përpara vrapimit në distancë të gjatë ose sesionit të biçikletës mund të jetë e dobishme. Sipas një përmbledhjeje të vitit 2019 të botuar në British Journal of Sports Medicine, efektet që rrisin performancën e kafeinës në stërvitje mund të ndodhin kryesisht kur njerëzit përpiqen të ndërtojnë qëndresën e tyre kardiovaskulare dhe muskulore.

Rishikimi zbuloi se kafeina mund të jetë e dobishme kur njerëzit përpiqen të ndërtojnë forcë dhe fuqi anaerobe.

Dr. Lee shpjegon se akoma më shumë kërkime mbi kafeinën dhe stërvitjen janë të nevojshme, veçanërisht pasi që shumica e studimeve kanë pjesëmarrës që marrin pluhur kafeinë shumë të përqendruar para stërvitjeve, në vend se një kafe normale. Pra, efektet e filxhanit tuaj të përditshëm duhet të përcaktohen shkencërisht,