Mjekët i shpëtojnë jetën një njëvjeçari, kishte aspiruar një pjesë të lodrës

13.02.2024

Mjekët e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën një fëmiu 1-vjeçar, i cili gjatë lojës me një lodër kishte aspiruar një pjesë të lodrës dhe kishte vështirësi të madhe në frymëmarrje.

Mjekët i shpëtojnë jetën një njëvjeçari, kishte aspiruar një pjesë të lodrës Foto: Ilustrim

Fëmiu ishte dërguar me urgjencë në sallë të operacionit, ku pas ndërhyrjes me bronkoskop, fëmijës i është larguar pjesa e lodrës dhe i janë liruar rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët kanë apeluar tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët dhe të mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Mjekët apelojnë tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.