Mjekësia amerikane: Alkooli mund të shkaktojë shtatë lloje të kancerit

para 9 dite

Një studim i ri ka lidhur konsumimin e pijeve alkoolike me shtatë lloje të ndryshme kanceri, duke nxitur kirurgu i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Vivek Murthy, të bëjë thirrje për ndryshime të mëdha në politikat rregullatore dhe ndërgjegjësimin publik.

Mjekësia amerikane: Alkooli mund të shkaktojë shtatë lloje të kancerit Foto: Brewery worker drinking beer

Sipas Murthy-t, alkooli shkakton afërsisht 100,000 raste të kancerit dhe 20,000 vdekje çdo vit në SHBA, duke e renditur atë si shkaktarin e tretë më të zakonshëm të kancerit të parandalueshëm, pas duhanit dhe obezitetit. Pavarësisht kësaj, shumica e amerikanëve nuk janë të vetëdijshëm për këto rreziqe.

Në mënyrë specifike, ai bën thirrje që shishet e pijeve alkoolike të përfshijnë paralajmërime të qarta për rreziqet e konsumimit, të ngjashme me ato në paketat e duhanit. Etiketat paralajmëruese ekzistuese, të cilat nuk janë përditësuar që nga viti 1988, kërkojnë një akt të Kongresit për t’u ndryshuar. Paralajmërimet aktuale përfshijnë kryesisht ndikimet tek gratë shtatzëna dhe aftësinë për të drejtuar një makinë, por nuk përmendin lidhjen direkte me kancerin.

Shtatë llojet e kancerit të lidhura me alkoolin:

  1. Kanceri i fytit
  2. Kanceri i mëlçisë
  3. Kanceri i ezofagut
  4. Kanceri i gojës
  5. Kanceri i kordave vokale
  6. Kanceri i zorrës së trashë
  7. Kanceri i gjirit tek gratë

Murthy gjithashtu kërkon një rivlerësim të kufijve të rekomanduar për konsumimin e alkoolit dhe një edukim më të gjerë për rreziqet që sjell alkooli. Raporti i publikuar rekomandon që ofruesit e kujdesit shëndetësor të inkurajojnë trajtimin për ata që kanë probleme me konsumimin e alkoolit dhe të rriten përpjekjet për ndërgjegjësim publik.

Ndikimi ekonomik i këtij raporti u ndie menjëherë, pasi aksionet e kompanive që prodhojnë pije alkoolike ranë deri në 4% pas publikimit.

Etiketat

Ofertat e fundit