Keytruda, bari që gjeneron 32 miliardë dollarë në vit – fitimet arrijnë nivelin e GDP-së së Shqipërisë
Driton Vela ka ndarë një analizë mbi barnat me shitjet më të larta në botë, duke theksuar se bari Keytruda (Pembrolizumab), i përdorur për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit, kryeson listën me rreth 32 miliardë dollarë shitje vjetore.
Foto: Ilustrim
Sipas Velës, kjo shumë është afërsisht e barabartë me Prodhimin e Brendshëm Bruto (GDP) të Shqipërisë. Ai shton se Keytruda siguron 49 për qind të të gjitha shitjeve të kompanisë farmaceutike Merck, e cila në portofolin e saj ka 53 produkte.
Në postimin e tij, Vela thekson gjithashtu se barnat e renditura në vendin e dytë, të katërt, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë përdoren për uljen e peshës dhe trajtimin e diabetit. Sipas tij, këto barna gjenerojnë së bashku 69 miliardë dollarë në vit, ose rreth pesë herë më shumë se GDP-ja e Kosovës.
