Policia realizon 996 pika kontrolli, 33 shoferë kapen duke vozitur të dehur
22.12.2025
Policia e Kosovës ka zhvilluar javën e aktiviteteve operative sipas planit ROADPOL 2025 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore) në periudhën 15 – 21 Dhjetor 2025, duke shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore dhe parandalimit të aksidenteve.
Fokusi kryesor i këtyre kontrolleve ka qenë shfrytëzimi i alkoolit nga shoferët, si një ndër faktorët kryesorë që rrisin rrezikun për aksidente në trafik.
Si rezultat i zbatimit të këtij plani operativ:
- Janë realizuar 996 pika kontrolli;
- Janë kontrolluar 304 shoferë;
- Janë konstatuar 33 shoferë nën ndikim të alkoolit, ndaj të cilëve janë ndërmarrë masa të rrepta ligjore sipas procedurave në fuqi.
Policia e Kosovës ka theksuar se këto aktivitete do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt për të siguruar një trafik më të sigurt dhe për të ulur numrin e aksidenteve të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të automjeteve.