Ministria e Shëndetësisë: Thuaj jo duhanit!

12.01.2024

Ministria e Shëndetësisë njofton se këtë fillim vit ka filluar me intensitet të lartë në inspektimin e zbatimit të masave mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit publik nga pirja e duhanit dhe masave të tjera për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit. Kjo ministri, përmes një postimi në Facebook, bënë të ditur se vetëm në […]

Ministria e Shëndetësisë: Thuaj jo duhanit! Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se këtë fillim vit ka filluar me intensitet të lartë në inspektimin e zbatimit të masave mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit publik nga pirja e duhanit dhe masave të tjera për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit.

Kjo ministri, përmes një postimi në Facebook, bënë të ditur se vetëm në këtë fillim vit, 04 -12 janar, janë kryer mbi 294 inspektime dhe janë shqiptuar 121 gjoba.

“Të gjitha subjektet kanë qenë të informuara dhe paralajmëruara me kohë se nuk do të tolerohet thyerja e ligjit. Dhe pa kompromis, beteja kundër duhanit do të vazhdojë. Tek mesazhet në faqen e Facebook, apo në  webfaqen zyrtare, tek rubrika (Raporto), mund të na njoftoni në çdo kohë për vendet ku nuk zbatohet ligji. Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë, mbulon çdo pjesë të territorit”, thuhet në këtë njoftim.

Mesazhi i kësaj ministrie është “MOS PI DUHAN, MERR FRYMË LIRISHËM!”