Lirimi nga taksat doganore për duhanin: Dogana e Kosovës njofton kufijtë e lejuar për udhëtarët

19.08.2026

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të informohen dhe t’i respektojnë rregullat në fuqi lidhur me produktet e duhanit që mbajnë me vete. Sipas njoftimit zyrtar, mallrat e destinuara për përdorim personal përfitojnë nga lirimi prej detyrimeve doganore vetëm nëse nuk i kalojnë sasitë e përcaktuara me ligj.

Kufijtë sasiorë të lejuar për çdo udhëtar përfshijnë:​

Cigare: deri në 200 copë​

Cigarillos: deri në 100 copë (me peshë jo më shumë se 3 gramë secila)​

Puro: deri në 50 copë​Duhan për tymosje: deri në 50 gramë

​Përzierje: një kombinim proportional i produkteve të sipërpërmendura

​Autoritetet doganore rikujtojnë se këto rregulla zbatohen rreptësisht në pikat kufitare dhe ftojnë udhëtarët të tregohen të kujdesshëm për të shmangur vonesat ose penalizimet e mundshme gjatë kalimit të kufirit.