Ministri i Shëndetësisë, Vitia: 2.4 milion euro investime për transformimin rrënjësor të Gjinekologjisë

08.03.2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kanë vizituar sot Klinikën e Gjinekologjisë, e cila është duke u renovuar.

Ministri i Shëndetësisë, Vitia: 2.4 milion euro investime për transformimin rrënjësor të Gjinekologjisë Foto: Ilustrim

Vitia ka thënë se 2.4 milionë euro po investohen në katër reparte në Klinikën e Gjinekologjisë, me qëllim të transformimit të kësaj klinike.  

“Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona. Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë”, ka shkruar Vitia në Facebook.

Potimi i plotë i Vitisë:

Klinika e Gjinekologjisë – Investime për transformim mbi 2.4 milionë euro në katër reparte

Dhomat e pacienteve nga 7 shtretër po bëhen me nga 2 shtretër për dhomë.

Çdo dhomë me banjo dhe nyje sanitare.

Po vendoset ventilimi qëndror.

Digjitalizim i shërbimeve në ambulancën specialistike.

Riorganizim i sporteleve dhe hapësirave pritëse për pacientet.

Krahas investimeve këtë vit do të shtohen tri shërbime të reja:

Fertilizimi i asistuar mjekësor

Mjekësia fetale

Amniocenteza

Shërbime që respektojnë dinjitetin, shëndetin dhe jetën e pacienteve tona.

Ndryshimi rrënjësor por jetësohet çdo ditë klinikë për klinikë.

A e dini çka është KODI 95?
Voto