Me kalimin e kohës kanë ndryshuar edhe simptomat e COVID-19

14.04.2021

Ka kaluar më shumë se një vit ku bota po përballet me COVID-19, ku brenda kësaj kohe me evoluimin e virusit kanë ndryshuar edhe simptomat e tij. Fillimisht simptomat kryesore që shfaqen tek personat e prekur nga ky virus ishin temperatura e lartë, dhembje e kyqeve dhe kokës, humbje e shijes dhe nuhatjes. Nga një […]

Me kalimin e kohës kanë  ndryshuar edhe simptomat e COVID-19 Foto: Ilustrim

Ka kaluar më shumë se një vit ku bota po përballet me COVID-19, ku brenda kësaj kohe me evoluimin e virusit kanë ndryshuar edhe simptomat e tij.

Fillimisht simptomat kryesore që shfaqen tek personat e prekur nga ky virus ishin temperatura e lartë, dhembje e kyqeve dhe kokës, humbje e shijes dhe nuhatjes.

Nga një studim i Ministrisë së Shëndetësisë së Britanisë rezulton se simptomat kanë evoluar dhe përderisa më parë shfaqeshin simptomat e lartëpërmendura tashmë po shfaqen më shumë simptoma të tilla si të vjellurat dhe diarre.

Gjithashtu shqetësimet lidhur me aparatin tretës ishin ato që raportoheshin më pak në fillimin e pandemisë, por sot prevalojnë teksa mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.

Shqetësim tjetër është edhe fakti se ky virus po prek edhe gjeneratat e reja.