Kjo mund të jetë shenja më e hershme që tregon se diçka nuk është në rregull me mëlçinë

24.04.2021

Nëse vëreni këtë ndryshim, kërkoni ndihmë menjëherë nga mjeku juaj! Mëlçia është organi më i rëndësishëm, është përgjegjës për pastrimin e gjakut dhe filtrimin e toksinave. Ne do të kujdesemi më së miri për të, nëse ushqehemi shëndetshëm dhe pimë shumë lëngje. Sëmundja e mëlçisë shpesh zhvillohet pa e vërejtur pacienti, sepse simptomat janë të […]

Kjo mund të jetë shenja më e hershme që tregon se diçka nuk është në rregull me mëlçinë Foto: Ilustrim

Nëse vëreni këtë ndryshim, kërkoni ndihmë menjëherë nga mjeku juaj!

Mëlçia është organi më i rëndësishëm, është përgjegjës për pastrimin e gjakut dhe filtrimin e toksinave.

Ne do të kujdesemi më së miri për të, nëse ushqehemi shëndetshëm dhe pimë shumë lëngje.

Sëmundja e mëlçisë shpesh zhvillohet pa e vërejtur pacienti, sepse simptomat janë të përziera me disa gjendje më të padëmshme.

Atëherë, si ta dimë nëse diçka nuk shkon me mëlçinë?

Sipas raporteve nga klinika në Cleveland, mbajtja e ujit në trup është sinjali më i zakonshëm i sëmundjes së mëlçisë.

Në pothuajse 50 për qind të pacientëve, është raportuar mbajtja e ujit. Mbajtja e ujit mund të zbulohet nëse ju janë fryrë këmbët, por edhe stomaku.

Kjo gjendje ndodh kur mëlçia nuk mund të prodhojë më albuminë, një proteinë që parandalon rrjedhjen e lëngjeve nga enët e gjakut në inde.

Këto janë simptoma të tjera që ndodhin kur sëmundja sulmon mëlçinë:

Verdhëza

Ndodh kur mëlçia nuk është më në gjendje të prodhojë bilirubinë, e cila është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, kështu që grumbullohet në sy dhe në lëkurë.

Jashtëqitje të zbehtë, e cila mund të tregojnë se mëlçia ka probleme në përpunimin e bilirubinës.

Kruarje e lëkurës, e shkaktuar nga kripa e tepërt (bilirubina) që grumbullohet nën lëkurë.

Nëse sëmundja e mëlçisë nuk trajtohet në kohë, pacientët mund të bëhen të çorientuar, të hutuar dhe shumë të përgjumur.

Në rastet më të këqija pacientët mund të përjetojnë koma dhe madje specialistët tregojnë për situata fatale për shëndetin./telegrafi/