Mbi 200 raste janë diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit vetëm këta tre muaj në Kosovë

19.03.2022

Ilir Kurteshi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, ka theksuar se nga fillimi i vitit 2022 e deri tani janë diagonstifikuar më shumë se 200 raste të sëmundjes së kancerit. “Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë identifikuar rreth 210 raste me sëmundjen e kancerit”, tha ai. Sipas tij, llojet më të […]

Mbi 200 raste janë diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit vetëm këta tre muaj në Kosovë

Ilir Kurteshi, drejtor i Klinikës së Onkologjisë, ka theksuar se nga fillimi i vitit 2022 e deri tani janë diagonstifikuar më shumë se 200 raste të sëmundjes së kancerit.

“Që nga fillimi i këtij viti e deri më tani janë identifikuar rreth 210 raste me sëmundjen e kancerit”, tha ai.

Sipas tij, llojet më të shpeshta të kancerit është kanceri i gjirit tek gratë. Ai mund të gjendet në çdo moshë, por shumica e rasteve gjendet në gratë në moshë mbi 50 vjeç.

“Nga llojet më të shpeshta të kancerit është kanceri i gjirit i cili dominon tek gratë mbi moshën 50 vjeçare”, tha Kurteshi për arbresh.info.

Sipas Kurteshit, afro 50 femra janë të prekura me kancerin e gjirit në Kosovë.

“Qe dy muaj e gjysmë afro 50 femra janë të diagnostifikuara me kancerin e gjirit”, thotë Ilir Kurteshi.

Ministria e Shëndetësisë tregon se faktorët e kancerit të gjirit janë të shumtë por më kryesorët janë:
• Mosha mbi 50 vjeç
• Pasja e një kancerit të gjirit më parë
• Histori familjare të kancerit të gjirit
• Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç
• Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë mbi 30 vjeç.
• Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë
• Përdorimi i alkoolit
Ndryshe, shumë gra e zbulojnë vetë kancerin e gjirit të tyre, vetëm dukë parë dhe ndjerë ndryshimet në gjinjtë e tyre. Prandaj kontrolla e rregullt te mjeku ju preferohet çdo femre e cila ndien se ka ndonjë shtrëngim në gjyks.