Investime në Radiologji, Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan sot Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësisë Nuklerare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku inaugurohen investime të reja në vlerë prej mbi 1 milion euro. Këto investime kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, modernizimin e infrastrukturës dhe blerjen e pajisjeve të […]
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituan sot Klinikën e Radiologjisë dhe Mjekësisë Nuklerare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku inaugurohen investime të reja në vlerë prej mbi 1 milion euro.
Këto investime kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, modernizimin e infrastrukturës dhe blerjen e pajisjeve të reja diagnostikuese.
“Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit. Aparati i ri quhet Spect/CT me vlerë prej 850 mijë euro. Është blerë nga buxheti i shtetit. Edhe pse kishte kërkesa qysh nga viti 2018, nuk është blerë asnjëherë. Spect/CT përdor izotopet radioaktive për të krijuar imazhe funksionale dhe për të treguar se si funksionojnë si organet ashtu edhe indet në trupin e njeriut. Paralelisht me CT që krijon imazhet strukturore në detaje të larta për anatominë e trupit dhe kombinimi i këtyre dy teknikave ndihmon në diagnostikimin më të saktë”, shtoi Kurti.
Renovime të klinika: Janë kryer renovime të gjera në Klinikën e Radiologjisë, si dhe në Klinikën e Kirurgjisë dhe Biokimisë Mjekësore. Këto renovime përfshijnë adaptimin e korridoreve dhe pritoreve, duke krijuar një ambient më të mirë për pacientët dhe stafin mjekësor.
Pajisje të reja: Është blerë një aparat i ri SPECT/CT, i cili është i vetmi në rajonin e Ballkanit. Ky aparat i avancuar do të mundësojë diagnostikimin më të saktë të sëmundjeve, duke kombinuar imazhet funksionale dhe strukturore të organeve dhe indeve të trupit.