Disa arsye pse duhet ta pini kafen e mëngjesit me Kanellë

19.01.2021

Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit. Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe. Kanella thuhet të ketë qenë erëza e preferuar e mbretërve dhe perëndive ndaj roli i saj në shëndet […]

Disa arsye pse duhet ta pini kafen e mëngjesit me Kanellë Foto: Ilustrim

Kanella pluhur është një shtesë mjaft e këndshme jo vetëm në ëmbëlsira por edhe në kafen e mëngjesit.

Dikur ajo ishte erëza më e kërkuar në botë. Për të, kanë luftuar e janë shuar shumë qytetërime e kombe. Kanella thuhet të ketë qenë erëza e preferuar e mbretërve dhe perëndive ndaj roli i saj në shëndet vlerësohet shumë. Kohët e fundit ka patur rekomandime të shumta për të pirë kafenë e mëngjesit me një shtresë të hollë kanelle.

Kanella mund të zëvendësojë sheqerin

Studimet konfirmojnë se pirja e kafesë është diçka e mirë për trurin. Por nëse kafenë e pini me qumësht dhe shumë sheqer, atëherë më siguri nuk po e ndihmoni trurin. Kanella është e ëmbël dhe zbut dëshirën për sheqer. Për më tepër, falë saj, kafeja do të ketë më pak kalori.

Kanella shmang nivelet e larta të sheqerit në gjak

Ushqimet e pasura me karbohidrate shkaktojnë një rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, që në vetvete nxit prodhimin e insulinës. Më pas, vërehet një rënie e menjëhershme e sheqerit që nxit oreksin dhe nepsin. Sipas të dhënave të AgroWeb.org kanella ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Ajo vonon përthithjen e glukozës në gjak dhe rrjedhimisht dëshirën e tepërt për ushqim.

Kanella për diabetikët

Kanella është efikase në uljen e nivelit të sheqerit në gjak  nëse përdoret rregullisht. Ajo mundet të ulë kolesterolin. Nëse jeni diabetikë atëherë mjafton gjysëm luge çaji me kanellë në kafenë e mëngjesit për të ruajtur nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak.

Kanella kundër mbipeshës

Kanella ndihmon në humbjen ne peshë, duke ju mbajtur të ngopur për më shumë kohë. Sheqeri i tepërt në gjak, transformohet në yndyrë që akumulohet në organizëm. Kanella përshpejton metabolizmin duke e vënë në punë sheqerin dhe jo duke e magazinuar atë. Për më tepër, kjo erëz e mirë përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve nga organizmi.

Kanella kundër inflamacionit

Kanella është e pasur me antioksidantë ndaj mbron qelizat dhe indet nga dëmet e stresit oksidues. Në këtë mënyrë, kjo erëz ëshë efikase kundër inflamacionit dhe sëmundjeve që shoqërohen me dhimbje si artriti.

Kanella për qarkullimin e mirë të gjakut

Kanella hollon gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij. Kjo aftësi e bën kanellën mike të zemrës sepse parandalon sëmundjet që i kanosen asaj.

Kanella kundër mykut dhe infeksioneve

Infeksionet ose prania e mykut në organizëm tregon se imuniteti i njeriut është kompromentuar. Këto infeksionet si në rrugët e frymëmarrjes ashtu edhe në organet gjenitale kanë tendencën të rishfaqen ndaj një dozë e vazhdueshme e kanellës në kafenë e mëngjesit është një zgjidhje e mirë.

Kanella përmirëson shijen e kafesë

Kanella dhe kafja përshtaten shumë mirë me njëra tjetrën jo vetëm në shije por edhe në stimulimin e trurit. Një filxhan me kafe i pasuruar me kanellë, ju ndihmon ta nisni ditën mbarë dhe të përqendroheni më shumë në punë.

Kujdes me kanellën

AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes sepse shumë lloje të kanellës janë toksike. Shkopinjtë e kanellës së vërtetë dhe të shëndetshme janë të hollë dhe të ngushtë. Lloji toksik i kanellës i njohur si Cassia vjen në formën e shkopinjve të trashë, me një shije dhe aromë të thellë. Kjo kanellë dëmton veshkat dhe mëlçinë dhe është veçanërisht e rrezikshme për njerëzit që konsumojnë ilaçe për hollimin e gjakut.