Bizneset Vende Pune Ofertat

A ju shton kafja në peshë? Ja çfarë thonë dietologët

A ju shton kafja në peshë? Ja çfarë thonë dietologët

12.08.2023 Shëndeti

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Burim energjie për të nisur ditën dhe një kënaqësi shqisore…Ata që nuk jetojnë dot pa kafe, e dinë mirë se për çfarë ndjesie po flasim.

Shumë njerëz nuk hapin sytë pa kthyer më parë filxhanin e kafesë, e për të marrë atë “tronditjen” që nevojitet për të përballuar si duhet ditën.

Por, a e dini se konsumimi i shpeshtë i saj mund të shtojë kilogramët tuaj?

Dietologia e certifikuar Megan Rasmussen thotë se: “Ajo çfarë ju i hidhni kafesë ka rëndësi. Shtimi i kremrave, shurupeve dhe ëmbëltuesve shtesë mund të kontribuojë lehtësisht në një tepricë të kalorive që çojnë në shtim peshe.”

Ja një shembull:

Një frapuçino e thjeshtë përmban 480 kalori dhe 55 gramë sheqer që është 150% deri në 220% e kufirit ditor të sheqerit të rekomanduar nga Shoqata Amerikane e Zemrës. Rekomandohet që meshkujt të konsumojnë jo më shumë se 36 gramë sheqer në ditë dhe femrat jo më shumë se 25 gramë.

Sipas një studimi në gazetën polake të Shkencave të Ushqimit, konsumi i sheqerit, veçanërisht në pijet e ëmbla, lidhet me shtimin në peshë dhe obezitetin.

Kafeina dhe problemet me gjumin

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë i shtoni kafesë, por edhe koha që e konsumoni. Një analizë e publikuar nga instituti Risk Management and Health Care shqyrtoi marrëdhënien midis konsumit të kafesë dhe gjumit. Studiuesit vunë në dukje se kur kafeja konsumohet gjashtë orë para gjumit, ajo pengon ndjeshëm cilësinë e tij. Kjo do të thotë se nëse keni një orar gjumi prej 10.00 në mbrëmje dhe pini kafe në orën 14:00, mund të keni vështirësi për të fjetur. Por si lidhet kjo me shtimin në peshë?

Hulumtimet kanë treguar se kur flini rregullisht më pak se shtatë orë në natë, keni një rrezik në rritje për të fituar peshë. Ky efekt mund të jetë për shkak të rritjes së niveleve të grelinës (hormoni i urisë), mbajtjes së kripës dhe inflamacionit të lidhur me gjumin e dobët, citon Anabel.

Por, si të shijoni një kafe të mirë pa e vrarë mendjen për peshën?

▪ “Me kujdes dozën e kremit shtesë, sheqerit ose shurupit që i shtoni kafesë”, thotë dieotologia Rasmussen.

▪ Zgjidhni ëmbëltues natyral. “Përgatisni kafenë tuaj me qumësht me pak yndyrë ose me bazë bimore dhe pak mjaltë nëse keni nevojë për pak ëmbëlsi”, vijon ajo.

▪ “Nëse doni një shije shtesë në kafenë tuaj, provoni të shtoni kanellë, arrë myshk ose ekstrakte si vanilje, mente ose mjedër”. Duke shtuar këto ekstrakte, ju luani me shijen, por jo me peshën! 

Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Reklama R-Sharm Reklama/Shtyp Rr. Brigada 123, Shirokë - Suharekë,
Kosovë
FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
New Born Agency Tjera Rruga Xhavit Sylaj, Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende90 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë