Cilat lloje të kancerit prekin më shumë kosovarët?

06.02.2020

Lidhur me sëmundjen e kancerit në Kosovë, dhe kushtet e trajtimit të pacientëve, ka folur sot Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi. Kurtishi në Sytë 7 në KlanKosova theksoi disa nga problemet me të cilat ata ballafaqohen për trajtimin e pacientëve. ”Vështirësitë më të mëdha janë kur ka mungesë të ilaçeve, apo prishje të aparaturave e […]

Cilat lloje të kancerit prekin më shumë kosovarët? Foto: Ilustrim

Lidhur me sëmundjen e kancerit në Kosovë, dhe kushtet e trajtimit të pacientëve, ka folur sot Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Kurtishi në Sytë 7 në KlanKosova theksoi disa nga problemet me të cilat ata ballafaqohen për trajtimin e pacientëve.

”Vështirësitë më të mëdha janë kur ka mungesë të ilaçeve, apo prishje të aparaturave e po ashtu edhe shpesh në raste pacientët na vijnë dhe nuk janë në dijeni se me çfarë sëmundje janë duke u ballafaquar dhe duhet të komunikojmë me pacientin për t’i treguar gjendjen që ka dhe procedurën e trajtimit”.

Por cilat janë llojet e kancerit që dominojnë më së shumti në Kosovë?

”Në Kosovë sikurse edhe në vendet e tjera të rajonit dominojnë kanceri i gjirit tek femrat ndërsa tek meshkujt kanceri i mushkërive dhe pas këtyre dy sëmundjeve tek të të dyja gjinitë dominon kanceri i zorrës së trashë”.

”Ky trend i rritjes së sëmundjeve me 3 apo 4% është trend normal, pasi në gjithë botën është trend në rritje”.