Aloe Vera dhe Kos-Të gjitha vlerat e trajtimit natyral të fytyrës

15.05.2021

Kosi dhe aloe vera janë dy produkte që kanë fituar popullaritet përsa i përket trajtimeve natyrale të fytyrës.Të dy e ndihmojnë organizmin si nga brenda ashtu dhe jashtë duke dhuruar një sërë ushqyesish të nevojshëm. E rëndësishme për lëkurën e sidomos atë të fytyrës është të zgjidhni produktet e duhura. Kështu kosi i lopës do […]

Aloe Vera dhe Kos-Të gjitha vlerat e trajtimit natyral të fytyrës Foto: Ilustrim

Kosi dhe aloe vera janë dy produkte që kanë fituar popullaritet përsa i përket trajtimeve natyrale të fytyrës.Të dy e ndihmojnë organizmin si nga brenda ashtu dhe jashtë duke dhuruar një sërë ushqyesish të nevojshëm.

E rëndësishme për lëkurën e sidomos atë të fytyrës është të zgjidhni produktet e duhura.

Kështu kosi i lopës do të ju sigurojë më shumë kalcium dhe është më i lehtë për tu vendosur në fytyrë, poashtu dhe aloe vera një bimë që mund ta rrisni fare lehtë në shtëpi, një zgjidhje plot shëndet.

Për të përfituar sa më shumë nga këta dy përbërës ju sugjerojmë t’i bashkoni e të krijoni një trajtim të mrekullueshëm e shumë natyral.

Mënyra e përgatitjes

Si fillim pastroni aloe verën nga lëkura dhe vendosni vetëm xhelin në një enë.

Priheni në copëza të vogla të barabarta me 1-2 lugë çaji.

Më pas shtoni 1 lugë kos dhe përziejini mirë të gjithë përbërësit.

Lërini për disa minuta ashtu dhe aplikojeni në fytyre të pastër apo kudo tjetër në lëkurë.

Mbajeni përreth 15-20 minuta derisa masa të thahet plotësisht mbi lëkurën tuaj dhe më pas shpëlajeni atë me ujë të vakët.

Ky trajtim i lehtë e i shpejtë do t’ju ndihmojë të largoni sëmundjet e lëkurës si ekzema apo aknet.

Dhuron butësi, bardhësi, rrit elasticitetin e lëkurës dhe ju mbron nga rrezet e dëmshme të diellit.

Këshillohet ta aplikoni mbi fytyrë të paktën 2 herë në javë pasi keni dalë nga dushi.

Po ashtu masat mund t’i shtoni apo pakësoni në varësi të zonës së trupit që doni të trajtoni dhe gjithnjë mbani në mendje që produktet duhet të jenë sa më natyralë./AgroWeb.org