Dy pika gjaku nga thembra e foshnjës shpëtojnë jetë – nis me sukses screening-u neonatal në Kosovë

21.03.2026

Një shërbim jetik ka filluar të zbatohet për herë të parë në shëndetësinë publike në Kosovë, duke hapur një kapitull të ri në kujdesin për të porsalindurit. Screening-u neonatal, një test i thjeshtë që realizohet përmes marrjes së disa pikave gjaku nga thembra e foshnjës, po mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve serioze që në fazat fillestare.

Ky test është thelbësor pasi shumë sëmundje të rënda nuk shfaqin simptoma menjëherë pas lindjes, por mund të kenë pasoja të rënda nëse nuk diagnostikohen me kohë.Në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, deri më tani janë identifikuar dy raste të foshnjave me Fibrozë cistike.

Falë diagnostikimit të hershëm, trajtimi për ta ka nisur në kohë, duke rritur ndjeshëm mundësinë për një jetë më të shëndetshme.Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit shëndetësor dhe mbrojtjes së jetës së më të vegjëlve, duke dëshmuar rëndësinë e investimeve në shërbimet parandaluese