Nisin vizitat sistematike shëndetësore në shkollat e Suharekës
15.04.2026
Sot kanë nisur vizitat sistematike shëndetësore në të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës, me qëllim monitorimin dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore të nxënësve.
Përmes këtyre kontrolleve do të bëhet identifikimi i hershëm i problemeve të mundshme shëndetësore, duke mundësuar trajtim dhe kujdes më të shpejtë për fëmijët.
Po ashtu, vizitat synojnë edhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e edukimit shëndetësor dhe kujdesit ndaj vetes.
Ky aktivitet pritet të përfshijë të gjithë nxënësit, duke kontribuar në një mjedis më të shëndetshëm në shkolla.
