Çifti më i ri i showbizit dhurojnë 2 mijë euro për blerjen e aparaturave për oksigjen

15.12.2020

Çifti më i ri i showbizit kanë dhuruar donacion për blerjen e aparaturave për oksigjen. Për shkak të numrit të madhë të pacientëve me COVID-19 të cilët por trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale, ku edhe është vërejtur mungesa e oksigjenit, këngëtari Labinot Tahiri nisi iniciativë për sigurimin e disa aparaturave për sigurimin e oksigjenit. […]

Çifti më i ri i showbizit dhurojnë 2 mijë euro për blerjen e aparaturave për oksigjen Foto: Ilustrim

Çifti më i ri i showbizit kanë dhuruar donacion për blerjen e aparaturave për oksigjen.

Për shkak të numrit të madhë të pacientëve me COVID-19 të cilët por trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale, ku edhe është vërejtur mungesa e oksigjenit, këngëtari Labinot Tahiri nisi iniciativë për sigurimin e disa aparaturave për sigurimin e oksigjenit.

Ai kishte siguruar 20 aparatura të tilla, ndërsa qytetarët po vazhdojnë të dhurojnë ende për këtë nismë.

Së fundi, Labinot Tahiri ka bërë të ditur se Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla kanë dhuruar 2 mijë euro për të blerë 3 aparatura për oksigjen.

“Kolegeja ime Fjolla Morina dhe shoku im Fisnik Syla, sot kanë dhuruar 2000 euro për blerjen e 3 aparaturave për oksigjen! Njerezit po vazhdojnë të dhurojnë donacione për shëndetin e qytetarëve. Zoti ju shpërbleftë..!”, shkruan Labinot Tahiri.