Rita Ora ndez skenën në “Isle of Wight”: Ylli shqiptar nis zyrtarisht turneun e saj veror

21.06.2026

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka çelur zyrtarisht turneun e saj të madh veror me një performancë elektrizuese në festivalin e njohur britanik “Isle of Wight Festival”

Ky koncert shënon pikënisjen e një sezoni të ngjeshur muzikor, ku artistja do të udhëtojë nëpër skena të ndryshme evropiane për të shpërndajë energjinë e saj unike.

Rikthimi i Ritës në skenën kryesore të këtij festivali pas tetë vitesh mblodhi një publik masiv në Seaclose Park.Ajo e hapi setin e saj me një version të fuqishëm të këngës “Praise You” dhe dhuroi spektakël duke interpretuar hitet e saj më të mëdha, krahas përpunimeve të suksesshme të këngëve të njohura nga Cher dhe Nelly. Përveç performancës vokale, artistja mori vëmendjen maksimale me stilin e saj të guximshëm skenik, e veshur me një sytjena argjendi dhe një fund me prerje të veçanta.

Gjatë koncertit nuk munguan as momentet emocionuese, ku Rita u shpreh se ky mbetet një nga festivalet e saj të preferuara. Një nga pikat më pikante të mbrëmjes ishte kur ajo ftoi në skenë një fanse të quajtur Helen për t’i kënduar live këngën e ditëlindjes, duke krijuar një atmosferë mjaft të afërt me audiencën.

Ky koncert madhështor pason një performancë më intime akustike që këngëtarja mbajti ditë më parë në “Soho House & Co” si një lloj “ngrohjeje” për sezonin. Turneu i saj i saponisur do të vijojë përgjatë muajve të verës me ndalesa të rëndësishme në Gjermani, Itali, Spanjë, Zvicër dhe Austri. Ndërkohë, për publikun shqiptar në rajon, data më e pritur është 1 gushti, ku Rita Ora do të performojë në Maqedoninë e Veriut në kuadër të “Ohrid Summer Festival”